Vazhdojmë me organizimin e trajnimeve nga programi I kualifikimt: “ Administrim, Menaxhim dhe Udhëheqje “

Aplikimi : 03 – 13.03.2020 Fillimi i Trajnimeve: 14. 03. 2020 Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim) të Mësimdhënësve për Licencim ( nr.11 / 2020, dt.03.02.2020 ), organizon program kualifikimi profesional për Administrim, Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim. Trajnimi përfshinë nëntë Module, me gjithsej 150 orë. QAPA është institucion i akredituar nga MASHT për ofrimin e zhvillimit proesional te mësimdhënësve ( nr.007 /2020 , dt: 03.02.2020 ) dhe përgjegjëse për :  Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,  Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,  Lëshimin e Çertifikatave të trajnimit. Stafi i trajnervë të angazhuar, nën udhëheqjen e Prof Halim Hyseni ( ekspertit më të njohur kosovar të arsimit ) është garantuesi më i mirë I cilësisë që ofron ky program. Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.oo - 15 00 në adresën: Zona Industriale, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë, tel: 044/650-868, E-Mail: info@qapa-ks.org Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe ëeb faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org. Vërejtje : numri i Kandidatëve për Trajnim është i limituar. Ps: Kandidatët e shumtë të çertifikuar nga QAPA janë dëshmia më e mirë e cilësisë së programit që ofrohet dhe realizohet nga institucioni ynë. Shkollat të cilat sot udhëhiqen nga kandidatët e çertifikuar prej nesh janë dëshmia më e mirë e suksesit. Sot, këto shkolla janë transfmormuar në institucione të suksesshme, me ngritje të shakllës së përkushtimit e të performances së mësimdhënësve, ambienteve të brendshme e të jashtme, bashkpunimit me prindër dhe mbi të gjitha mësimnxënies nga ana e nxënesve. Ju mirëpresim !