HALIM HYSENI

KËNDI IM: VËSHTRIME  PËR EDUKIMIN DHE ARSIMIN  E SHKELLIT XXI NË KOSOVE DHE BOTË

I

PËRMBAJTJA E KËNDIT

FJALËT KYÇE:

Edukologji

Edukologji/pedagogji kritike

Edukologu/Pedagogu

 

Në kuadër të  Ueb faqes së  QAPA-s dhe të fb të saj,  nga  data 16 mars 2020,   do të   hapet  një kënd/link i veçantë për  edukimin dhe  arsimin  e  shekullit XXI në Kosovë dhe   botë.    Në këtë kënd - link do të  publikohen në formën  e  DROMCAVE  TË VOGLA EDUKATIVE DHE ARSIMORE, shkrime profesionale  dhe shkencore , ese,  studime, opinione, bllogje,  reagime,  kritika,  qasje  dhe ide inovative   nga  fusha e    edukimit, arsimimit  dhe të aftësimit. Gjithashtu në këtë  kënd/link do të prezantohen   praktikat më tëavancuara profesionale  dhe  shkencore  të vendeve të   zhvilluara   dhe  demokratike  të cilat karakterizohen me   sisteme  të avancuara   edukative  dhe  arsimore. Këndi /linku do të jetë  i hapur  edhe për opinionin publike vendor dhe ndërkombëtar.  Gjithashtu,  këndi  do të jetë  i hapur ndaj kritikave  konstruktive  bazuar në pedagogjinë/ edukologjinëkonstruktiviste. Kritika  dhe mendimet  ndryshme  në  këtë kënd- link do  të mirëpriten  me dashamirësi të madhe  sepse kritikën e konsiderojmë  aset apo mjet   të largpamësisë.  Kodi  etik i  QAPA-s  na bënë që  fjalët   fyese, denigrimet personale të mos i tolerojmë dhe  nuk i botojmë, sepse  gjithnjë ka mundësi  qe mendimi  i ndryshe, apo mospajtimi  apo kritika e  shëndosh , konstruktive  dhe e argumentuar  të  shprehet  në mënyre   dashamirëse   dhe humane. Në kënd do të publikohen   lajmet e rëndësishme  ditore nga  fusha e  arsimit në  Kosove, hapësirat e  jetësore të shqiptareve,   rajoni dhe  bota.

Meqë në këtë kënd/link  në  epiqendër  do të jetë    NJERIU I SHEKULLIT XXI, imponohet  përgjigja në pyetjen  kush  është dhe  ç' është  njeriu i  shekullit XXI?

II

KUSH  ËSHTË  DHE ÇKA ËSHTË  NJERIU I SHEKULLIT  XXI?

Të  bashkojmë  angazhimet    dhe  dijet tona të përbashkëta për një nesërme më të mirë dhe më  të lumtur  në   PAQE pozitive të homozapiensit

FJALËT KYQE:

Paqe pozitive

Homozapiens

Shoqëri e dijes

Dije  korporatave

Organizata  me performancë të lartë

Homosapiens

Institucione ekologjike - eko institucione

Shoqëri e krijimit, artit dhe   e  shkencës

Epoka e   jonë  quhet  EPOKA E SHOQËRISË SË DIJES. Quhet SHOQËRI E DIJES SEPSE  ESHTE  EPOKË  E KRIJIMIT PRODHIMIT  DHE TË PËRHAPJES SË  DIJEVE KORPORATIVEme të cilat  organizata  nxënë nga  individët e arsimuar  të cilit mësojnë gjatë  gjithë jetës.  Tani    shtetet  e  zhvilluara dhe demokratike janë  në  prag të kalimit nga   SHOQËRIA e DIJES në  SHOQËRI KRIJIMIT,  SHKENCËS DHE TË ARTIT. Për fat  të keq  shoqëria  kosovare   ende  nuk  është  SHOQËRI E DIJE.  Për këtë  arsye   është e domosdoshme  që    të gjitha institucionet  e edukimit dhe të arsimit  të hartojnë  PROGRAME  STRATEGJIKE  TË PËRSHPEJTURA  DHE GJENERUESE  të ZHVILLIMIT DHE TË AVANCIMIT TË PËRSHPEJTUAR PËR TË ZËNË HAPIN ME VENDET E ZHVILLUARA.  ME  KËTË PROGRAME / STRATEGJI GJENERUESE  DHE DALËSE NGA KRIZA   INSTITUCIONET  E KOSOVËS SHNDËRROHEN NË INSTITUCIONE TË  SHEKULLIT XXI APO NË  ,  APO ME ORGANIZATA ME PERFORMANCE  TË LARTË- OPL.

Në institucionet   edukative dhe  arsimore  të shekullit XXI formohen qytetarët e  shekullit XXI, të cilët i   posedojnë   komponentët e më poshtëm:

  • Mësojnë gjatë gjithë jetës, të prodhojnë dijet të reja, si dhe të janë human- jo të dhunshëm;
  • Janëpotentë/të zot të ndërveprojnë me produktivitet dhe kreativitet në natyrë dhe në shoqëri;
  • Posedojnë 12 Shkathtësitë Jetësore të Shekullit XXI;
  • Janë aftë të konkurroje në tregun lokal, vendor dhe global të punës;
  • Posedojnë shkathtësinë dhe shpejtësinë për të ndryshuar veten dhe mjedisin e tij- akselerimi ontologjik,
  • Kontribuojnë zhvillimit dhe përparimit të ekonomisë dhe paqes pozitive në botë " duke menduar në mënyrë globale dhe vepruar në mënyrë lokale

III

FTESË!

Përmes kësaj   faqeje Ju ftojmë të bashkëpunoni me ne , në mënyrë që  të  kontribuojmë

QË TË GJITHA INSTITUCIONET EDUKATIVE  TË KOSOVËS DERI NË FUND  TË VITIT 2025  TË  SHNDËRROHEN NË INSTITUCIONE TE SHEKULLIT XXI NË TË CILAT  DUKE ZHVILLUAR  EDUKIM  CILËSOR PËR TË GJITHË,  KOSOVËN DO TË SHNDËRROJNË  NË NJË SHTËPI TË MADHE TË NXËNIT  NË TË CILËN  TË GJITHË QYTETARET E SAJ  JENË TË BARABART DHE TË LUMTUR!

 

NE DIMË DHE MUNDEMI, ANDAJ  JU FTOJMË TË NA  BASHKËNGJITENI SEPSE JEMI NË NJË ANIJE!  EDUKIMI DHE ARSIMI  I KOSOVËS  KËRKON NË MËNYRË IMEDIATE NDRYSHIME TË THELLA  DHE TË PËRSHPEJTUARA

 

Ne vend  të termi pedagogji    në shkrimet dhe punimet e  QAPA-s   do ta   përdorim termin  edukologji, sepse është  më afër natyrës  dhe   frymës së gjuhës  shqipe. Themelues  i   edukologjisë/pedagogjisë kritike - lëvizjes  kritike  është edukologu/pedagogu i shquar  brazilian  PauloFreira (1921-1927), autor i  veprës  "Pedagogjia e shtypurve"/ Pedagogyof the oppressed.

Meqë rajoni i ynë është  një rajon që karakterizohet me tensione  etnike,  me  ultranacionalizëm, ksenofobi dhe  "izma" të shumtë, punimi i parë që do të botohet në këtë kënd/link, do të jetë Edukimi  për  paqe

Hamozapiensi është  homosapiensi (njeriu i  arsyeshëm i deritashëm) i  aftësuar dhe   shumë i shkathtë për përdorimit të shpejte, të sakte dhe human të Teknologjisë se  Informacionit  dhe  Komunikimit- TIK, si dhe të  Inteligjencës  Artificiale - IA.

Janë dijet e  individëve dhe të organizatave  që  mësojnë/ nxënë. Këto dije  janë me rëndësi si për individin ashtu edhe   për organizatat. Por individët të cilit mësojnë/nxënë,  nuk  janë   ata qe  sigurojnë  dhe  garantojnë  se edhe organizata - institucioni mëson/nxënë, përkatësisht  se  individët të  cilit mësojnë   gjithnjë nuk i bëjnë  organizatat  apo institucione  të mençura.  Çështja më e rëndësishme është  se  individët e  arsimuar të cilët mësojnë  gjatë gjithë kohës, a dinë t'i bartin në mënyrë efikase dhe  efektive  dijet në organizatë si tërësi, në mënyrë  që edhe të punësuarit  tjerë mund të përvetësojnë  dije të domosdoshme në mënyrë që organizata të jete produktive  dhe  efektive. Dijet  korporatave janë  dije  e individëve  të cilat  në mënyre  efikase dhe  efektive  bartet te  anëtarët tjerë të organizatës dhe të institucionit, ashtu që ata t'i përvetësojnë  dhe  të kontribuojnë  që  organizata të shndërrohet  në  ORGANIZATE ME PERFORMANCË TË LARTË apo OLP, përkatësisht  në organizatë  të  MENÇUR. Të gjitha  organizatat dhe institucionet e   shekullit  XXI janë  ORGANIZATA ME PERFORMANCË TË LARTE - OPL / Shih më shumë: Hyseni, H. (2018) Drejtorët shpëtimtarët e kombit, Prishtinë,  QAPA, f.920/.