Për ne

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA) është regjistruar më dt.19.7/2013 në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë /Ministry of Trade and Industry / nga Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë /Kosova Business Registration Agency/. Numri i biznesit të regjistruar është 70976242 ndërsa emri i biznesit është “QAPA” SH.P.K me numër fiskal të biznesit 600996998. “QAPA” është shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.

Qëllimi i themelimi të kësaj Qendre është të formohet një institucion i cili mbulon ca çështje  të cilat nuk janë të mbuluar në masën e duhur dhe që kanë ndikim në performancën e sistemit të arsimit të Kosovës dhe në udhëheqjen dhe menaxhimin e organizatve në përgjithësi.

Synimi kryesor i QAPA-s është që në bashkëpunim të koordinuar dhe të programuar me organet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Institucionet profesionale dhe  shkencore vendore dhe ndërkombëtare, me organet e pushtetit lokal në komuna, institucionet arsimore të arsimit të lartë dhe të atij para-universitarë të kontribuojë në avancimin e performancës së institucioneve të arsimit dhe të organizatave të ndryshme që veprojnë në Kosovë.