NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E TRAJNIMIT PËR ADMINISTRIM, MENAXHIM DHE UDHËHEQJE NË ARSIM
15 Dhjetor 2017
Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim ) të Mësimdhënësve për Licencim, organizon program kualifikimi profesional për administrim, menaxhim dhe udhëheqje në arsim.
Trajnimi përfshinë nëntë Module, me gjithësej 150 orë
QAPA ofron;
Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,
1. HYRJE NË SHKENCAT E ADMINISTRIMIT, MENAXHIMIT DHE TË UDHËHEQJES/ Konceptet themelore, Përmbajtjet, Metodat dhe Funksionet/
2. PPROFILI I DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI- DREJTORI SI KAMPION I NDRYSHIMEVE
3. FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT
4. UDHËHEQJA: Tipat e udhëheqësve
5. STANDARDET E PRAKTIKËS SË MIRË PROFESIONALE
6. PLANIFIKIMI DHE MENAXHMENTI STRATEGJIK SHKOLLOR
7. ORGANIZIMI SHKENCOR I PUNËS NË ARSIM/ Koncepti i organizimit;
8. PUNËT DHE DETYRAT E DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI
9. DISEMINIMI DHE KREMTIMI I ARRITJEVE TË INSTITUCIONIT EDUKATIV DHE ARSIMOR
Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,
Lëshimin e Certifikatave të trajnimit.
Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.oo - 14 00 në adresën: Zona Industriale, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë, tel: E-Mail: info@qapa-ks.org
Paraqitja për regjistrim mund të bëhet nga dita e shpalljes, deri me 11.12.2017
Trajnimi zhvillohet në bazë të Programit të akredituar nga MASHT, me nr: 183/2017
Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe web faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org.
Vërejtje : numri i Kandidatëve për Trajnim është i limituar
<< prapa