NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E TRAJNIMIT PËR ADMINISTRIM, MENAXHIM DHE UDHËHEQJE NË ARSIM

25 Nëntor 2017

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim ) të Mësimdhënësve për Licencim, organizon program kualifikimi profesional për administrim, menaxhim dhe udhëheqje në arsim.

Trajnimi përfshinë nëntë Module, me gjithsej 150 orë

QAPA ofron;

 Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,

1.HYRJE NË SHKENCAT E ADMINISTRIMIT, MENAXHIMIT DHE TË UDHËHEQJES / Konceptet themelore, Përmbajtjet, Metodat dhe Funksionet/

2. PROFILI I DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI- DREJTORI SI KAMPION I NDRYSHIMEVE

3. FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT

4.UDHËHEQJA- Tipat e udhëheqësve

5.STANDARDET E PRAKTIKËS SË MIRË PROFESIONALE

6. PLANIFIKIMI DHE MENAXHMENTI STRATEGJIK SHKOLLOR

7.ORGANIZIMI SHKENCOR I PUNËS NË ARSIM/ Koncepti I organizimit

8.PUNËT DHE DETYRAT E DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI

9. DISEMINIMI DHE KREMTIMI I ARRITJEVE TË INSTITUCIONIT EDUKATIV DHE ARSIMOR

 

 Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,

 Lëshimin e Certifikatave të trajnimit.

Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.oo - 14 00 në adresën: Zona Industriale,Fushë- Kosovë, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë,  E-Mail: info@qapa-ks.org

Paraqitja për regjistrim mund të bëhet nga dita e shpalljes deri me 11.12.2017

Trajnimi zhvillohet në bazë të Programit të akredituar nga MASHT, me nr: 183/2017

Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe web faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org.

Vërejtje : numri i kandidatëve për Trajnim është i limituar

 

<< prapa