NJOFTIM

07 Shkurt 2017

 

 

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim ) të Mësimdhënësve për Licencim, organizon program kualifikimi profesional për administrim, menaxhim dhe udhëheqje në arsim.

Trajnimi do të zgjasë 25 ditë me gjithësej 150 orë

QAPA ofron;

 Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,

 Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,

 Lëshimin e Certifikatave të trajnimit.

Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.00- 14 00 në adresën: Zona Industriale, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë,  E-Mail: info@qapa-ks.org

Paraqitja për regjistrim mund të bëhet nga dita e shpalljes deri deri me 25.02.2017

Trajnimi zhvillohet në bazë të Programit të akredituar nga MASHT, me nr: 120/015

Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe web faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org.

Vërejtje : numri i Kandidatëve për Trajnim është i limituar

<< prapa