Me 1 Tetor 2015,QAPA dhe GIZ

01 Tetor 2015

SYNIMI I PROJEKTIT:

Projekti synon që nëpërmjet bashkimit dhe integrimit të mësimdhënësve të bazuar në KKK, të krijohet një Komunitet i Fuqishëm i të Nxënit i cili do kontribuojë që EB në Kosovë t’i përfitojë përmasat e arsimit të shekullit XXI dhe të jet ekuivalent me vlerat dhe arritjet e BE.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT:

1. Të rrisë shkallën e vetëdijes të komunitetit arsimor për rolin dhe rëndësinë që kanë bashkimet profesionale të mësimdhënësve për avancimin e cilësisë së AB në Kosovë

2. Të ekzaminojë – diagnostikojë gjendjen e tashme të punës së Aktiveve Profesionale në pesë komuna /përfshirë edhe Gjakovën dhe Drenasin/

3. Të identifikojë mekanizmat, format dhe metodologjitë për fuqizimin dhe operacinalizimin e AK dhe AMKAF

4. Të hartojë Doracakun për Fuqizimin dhe Operacionalizimin e AP & AMK

5. Të zhvillojë një Studim për Vlerësimin Rapid të Efekteve të Projektit - SVREP

6. Organizmi i një Konferencë për prezantimin efekteve të projektit

PRITSHMËRITË

1. Vetëdija e shtuar për rolin dhe rëndësinë që ka KN

2. Përgjegjësia, transparenca dhe llogaridhënia e avancuar

3. Rritja e shkallës së demokratizimit të edukimit, arsimit dhe të aftësimit në EB

4. Rritja e etosit të institucioneve të EB

5. Rritja e dobisë që qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, racore, gjuhësore, gjinore, mosha dhe dallimet tjera do t’i kenë nga edukimi dhe arsimi cilësor.

<< prapa