Njoftim për trajnim

13 Maj 2015

Këtyre ditëve Qendra për Aftësimin e Përformancës së Arsimit- QAPA do të ofroj trajnime për GJITHPËRFSHIRJEN -Përshtatja e nxënësve me nevoja të veçanta në klasë të rregullta duke filluar nga data 16 Maj 2015

Trajnimet do të mbahen nga profesoresha Saranda Shatri- ligjëruese në Universitetin AAB- kandidat PHD

Qëllimi është që këto trajnime të ndihmojnë që të përcaktojmë në mënyrë të strukturuar dhe të integruar se si duhet qasur dhe se si të trajtohet çështja e procesit të gjithpërfshirjes, por në aspektin e saj më praktik dhe funksional.

Këto trajnime u dedikohen disa sektorëve:

Gjithpërfshirjes

• Bazave të arsimimit dhe të shkollës gjithpërfshirëse

• Zhvillimit dhe karakteristikave të nxënësve (njohuri mbi zhvillimin tipik dhe atipik)

• Komunikimi

• Mjediset mësimore gjithëpërfshirëse dhe ndërveprimi social në këto mjedise

• Vlerësimi i nxënësve me aftësi të kufizuara

• Ndryshimet individuale në nxënie (njohuri mbi mënyrën se si mësojnë kategoritë e nxënësve me aftësi të kufizuara)

• Bashkëpunimi

• Përshtatja e fëmijëve me nevoja te veçanta në klasë

• Strategjitë e mësimdhënies

• Materialet e nevojshme për fëmijët me nevoja të veçanta

Trajnimet fillojnë nga data 16.05.2015 deri më 06.06.2015 dhe do të zhvillohen në zyret e Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit- QAPA

Në këtë trajnim do të jenë gjithsej 20 pjesëmarrës kryesisht Pedagogë dhe Psikologë dhe mësimdhënës të shkollave.

<< prapa