NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E TRAJNIMEVE PËR ADMINISTRIM, MENAXHIM DHE UDHËHEQJE NË ARSIM
02 Mars 2020Aplikimi : 03 – 13.03.2020
Fillimi i Trajnimeve: 14. 03. 2020
Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim) të Mësimdhënësve për Licencim ( nr.11 / 2020, dt.03.02.2020 ), organizon program kualifikimi profesional për Administrim, Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim.
Trajnimi përfshinë nëntë Module, me gjithsej 150 orë.
QAPA është institucion i akredituar nga MASHT për ofrimin e zhvillimit proesional te mësimdhënësve ( nr.007 /2020 , dt: 03.02.2020 ) dhe përgjegjëse për :
Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,
Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,
Lëshimin e Çertifikatave të trajnimit.
Stafi i trajnervë të angazhuar, nën udhëheqjen e Prof Halim Hyseni ( ekspertit më të njohur kosovar të arsimit ) është garantuesi më i mirë I cilësisë që ofron ky program.
Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.oo - 15 00 në adresën: Zona Industriale, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë, tel: 044/650-868, E-Mail: info@qapa-ks.org
Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe ëeb faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org.
Vërejtje : numri i Kandidatëve për Trajnim është i limituar.
Ps: Kandidatët e shumtë të çertifikuar nga QAPA janë dëshmia më e mirë e cilësisë së programit që ofrohet dhe realizohet nga institucioni ynë. Shkollat të cilat sot udhëhiqen nga kandidatët e çertifikuar prej nesh janë dëshmia më e mirë e suksesit. Sot, këto shkolla janë transfmormuar në institucione të suksesshme, me ngritje të shakllës së përkushtimit e të performances së mësimdhënësve, ambienteve të brendshme e të jashtme, bashkpunimit me prindër dhe mbi të gjitha mësimnxënies nga ana e nxënesve.
Ju mirëpresim !
<< prapa