NJOFTIM PËR MBAJTJEN E TRAJNIMEVE PËR ADMINISTRIM, MENAXHIM DHE UDHËHEQJE NË ARSIM

03 Maj 2018

Fillimi i Trajnimeve: 19.MAJ.2018

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit – QAPA, e licencuar nga MASHT për Zhvillim Profesional (Trajnim) të Mësimdhënësve për Licencim, organizon program kualifikimi profesional për administrim, menaxhim dhe udhëheqje në arsim

Trajnimi përfshinë nëntë Module, me gjithësej 150 orë – 24 ditë

QAPA ofron;

 Organizimin e trajnimit sipas moduleve përkatëse,

1. HYRJE NË SHKENCAT E ADMINISTRIMIT, MENAXHIMIT DHE TË UDHËHEQJES/ Konceptet themelore, Përmbajtjet, Metodat dhe Funksionet/

2. PPROFILI I DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI- DREJTORI SI KAMPION I NDRYSHIMEVE

3. FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT

4. UDHËHEQJA: Tipat e udhëheqësve

5. STANDARDET E PRAKTIKËS SË MIRË PROFESIONALE

6. PLANIFIKIMI DHE MENAXHMENTI STRATEGJIK SHKOLLOR

7. ORGANIZIMI SHKENCOR I PUNËS NË ARSIM/ Koncepti i organizimit;

8. PUNËT DHE DETYRAT E DREJTORIT TË SHEKULLIT XXI

9. DISEMINIMI DHE KREMTIMI I ARRITJEVE TË INSTITUCIONIT EDUKATIV DHE ARSIMOR

 Angazhimin e stafit kompetent dhe të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve,

 Lëshimin e Certifikatave të trajnimit.

Informacionet plotësuese dhe paraqitja për regjistrim mund të merren për çdo ditë, nga e hëna deri të premten, nga ora 10.oo - 14 00 në adresën: Zona Industriale, rruga “Lidhja e Pejës” nr.206, Prishtinë, tel: +368 49/ 319-778, E-Mail: info@qapa-ks.org

Paraqitja për regjistrim deri me ;18.05.2018

Trajnimi zhvillohet në bazë të Programit të akredituar nga MASHT, me nr: 183/2017

Për Programet e Trajnimit mund të njoftoheni në facebook- QAPA, dhe web faqen e QAPA-s, www.qapa-ks.org.

Vërejtje : numri i Kandidatëve për Trajnim është i limituar

<< prapa