QAPA ME RAPORT-STUDIMI PËR TRANSFORMIMIN E ARSIMIT NË SHTIME - 26 mars 2015
26 Mars 2015
Shtime, 26 mars 2015 – Dje, në sallën e Kuvendit të Komunës së Shtimes, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA), z. Halim Hyseni së bashku me znj. Roberta Bajrami, bashkëpunëtore profesionale dhe konsultante në QAPA si dhe znj. Valmira Shatri, menaxhere e Sektorit për Studime të Avancuara në QAPA, kanë prezantuar një Raport-Studimi për transformimin e arsimit në komunën e Shtimes.
Sipas njohësit të fushës së arsimit, z. Halim Hyseni, ky studim ka për qëllim të konstatoj ndryshimet pozitive që kanë ndodhur nga data e miratimit të Planit Strategjik Zhvillimor të Arsimit Parauniversitar 2014-2018 për Komunën e Shtimes dhe gjithashtu dhe për të parë nga afër se a jemi në rrugë të drejt që arsimi parauniversitar i Shtimes të jetë më i avancuari në rajon dhe Shtimja të jetë shtëpi e madhe e të nxënit dhe e krijimit. Për këta katër muaj, thotë Halimi kemi ndryshime pozitive duke filluar me përmirësimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme shkollore, pastaj kemi Shërbimin Pedagogjik dhe Psikologjik më të mirin në Kosovë, mandej si rezultat ai përmendi përmirësimin e strukturës gjinore dhe të moshës tek drejtuesit e shkollave etj. Në vazhdim, Hyseni të pranishmëve ju sugjeroi që të krijohet një mendësi e re për ndryshimet që do të ndodhin në arsimin e Shtimes dhe kërkoi nga ta që të ecin më shpejt drejt ndryshimeve. Për transformimin e arsimit të Shtimes, në këtë studim, z. Halimi ka dhënë 45 rekomandime, të cilat siç tha ai duhet t’i realizojmë në periudhën afatshkurtër e disa në periudha më afatgjata. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Hajrullah Ademaj, falënderoi z. Halimi dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë këtë Raport-Studimi, i cili do të na ndihmoi për të ecur drejt sukseseve të mëtutjeshme, mirëpo ai tregoi se ka pasur disa ngecie në implemetimin e Planit Strategjik Zhvillimor të Arsimit Parauniversitar të Shtimes ngase planifikimi buxhetor është bërë para se të hartohet plani në fjalë. Si rezultat pozitiv, drejtori Ademaj përmendi punën e psikologëve të angazhuar drejtpërdrejt nëpër shkulla, të cilët deri më tashti kanë pasur rreth 1000 takime me nxënës për nevoja të ndryshme, kurse një kontributë të veçantë janë duke e dhënë edhe pedagogët, të cilët deri më tani kanë pasur 450 inspektime nëpër orë mësimore. Në vazhdim, Ademaj bëri të ditur se DKA ka ndarë 53 mijë euro për digjitalizimin e shkollave të komunës sonë dhe sipas tij procedurat janë në fazën e tenderimit. << prapa