SHTIMJA OFRON SHKOLLË VERORE PËR TALENTET E RINJ

04 Gusht 2015

 

 

 

Shkolla verore “Bleta” e cila ka për synim nxjerrjen e talenteve të rinj të ciklit të mesëm të ulët shkollorë, po ofron ligjërata nga ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Kjo shkollë është organizuar në partneritet me Qendrën për aftësim profesional (QAP).

Fëmijët po mësojnë lëndët, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe Art Figurativ.

Drejtori për Arsim në komunën e Shtimes, Hajrullah Ademaj, tha për KosovaPress se kjo është shkolla e par ë verore e sektorit publik e organizuar në Shtime. Ai theksoi se Shtimja ka talent në fusha të ndryshme, prandaj po mundohen t’i ofrojnë kushtet meritore që të mund të shprehin talentet e tyre për fushat përkatëse.Në këtë shkollë ka ligjërues nga fusha të ndryshme, nga poetë, profesorët e universiteteve ndërkombëtare e deri te njerëzit e biznesit, të cilët kanë rrëfyer para këtyre nxënësve, duke iu treguar se si janë orientuar në karrierën e tyre.

 

Ligjërues kishte nga Finlanda, biznesmen të njohur vendor, prozator dhe poet nga Shqipëria, dhe tani janë në pritje të një ligjëruesi nga Australia.

 

Përveç punës së tyre dhe mësimit, në këtë shkollë nuk mungojnë as aktivitetet sportive me të cilat argëtohen këta nxënës. Ata kishin edhe një animator sportiv, i cili kishte për qëllim relaksimin dhe argëtimin e këtyrenxënësve./

<< prapa