Pritet testimi i projektit për qëndrim ditorë në shkolla

25 Gusht 2014

 

Komuna e Prishtinës është duke punuar në pilot projektin për qëndrim ditor të nxënësve në shkollat fillore. Por, ekspertët shprehen dyshues për mundësitë e realizimit të kësaj nisme.

 

Nga shtatori i vitit të ardhshëm nxënësit e disa shkollave fillore të Prishtinës, do të jenë pjesë e pilot-projektit të iniciuar nga Komuna e Prishtinës, i cili ka për qëllim realizimin e mësimeve plotësuese si dhe aktiviteteve nga fusha të ndryshme.

Komuna e Prishtinës është duke punuar në pilot projektin për shkollat fillore për qëndrim ditor. Sipas drejtoreshës së arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavcit, ky qëndrim ditor do të përmbaje edhe aktivitete nga më të ndryshmet dhe pritet të nisë në shtator të vitit 2015.

 

Arbërie Nagavci, Drejtoreshë e Arsimitë në Prishtinës tha se projekti pilot do te behet ne disa faza.

 

“Do të bëhet një plan i detajuar për të, do të bëhet në disa faza. Do të jetë mësimi i mëngjesit, mësimi I rregullt, mësimi plotësues apo shtues që do të jetë pas mësimit të rregullt dhe jo i gjithë mësimi do të bëhet në shkollë. Në qytetin e Shtimes me sa unë e di, ka qenë një vështirësi për shkak se është bërë e tëra në shkollë. Ne kemi menduar që të jetë edhe me aktivitete jashtë shkollës, psh lexim në bibliotekë, vizitë instiucioneve etj..”, tha drejtoresha Nagavci.

 

Lidhur me këtë pilotprojekt, eksperti për arsim nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit, Halim Hyseni është shumë dyshues në realizimin e këtij projekti.

 

”Nëse këta mendojnë se organizimi i mësimit gjitheditor është inovacion dhe kjo është e ardhmja e mësimdhënies bashkëkohore, per mua kjo është me pikëpyetje shumë të mëdha. Nese inovacionet fillojmë t’i përdorim, por pa përgatitje paraprake, e gjitha mund te dale huq. E gjitha do te varet nga pregaditjet, mundesit dhe problemet reale qe i kemi cdo dite”, tha Hyseni.

 

Pilot=projekti per qendrimin ditore te nxenesve ne shkolla fillore, do te filloje nga shtatori i vitit te ardhshem dhe do te zbatohet vetem ne disa shkolla.

 

Drejtoresha Nagavci tha se kanë mbledhur të gjithë njohësit e fushës së arsimit dhe se janë duke o konsultuar në vazhdimësi. Sipas saj, ky pilot-projekt po pëlqehet edhe nga udhëheqësit e shkollave.

 

<< prapa