SHTIMJA DUHET TË JETË SHEMBULL NË RAJON PËR ARSIM CILËSOR

03 Nëntor 2014

Shtime, 3 nëtor 2014 – Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA) në Prishtinë, z. Halim Hyseni pati një takim pune me drejtorët e shkollave të komunës së Shtimes. Me këtë rast, z. Halimi, tha se Shtimja duhet të jetë shembull në rajon për arsim cilësor ngase e ka zgjidhur problemin e infrastrukturës shkollore. Ai, në vazhdim tha se duhet të angazhohemi të gjithë për ndryshime pozitive si dhe duhet të mendojmë për tri llojet e sigurisë, të cilat janë: Shtëpi – rrugë – shkollë dhe anasjelltas, tha ndër të tjera Hyseni. Mysafir në këtë takim pune ishte edhe drejtoresha e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë, znj.  Valbona Kastrati, e cila spikati se për të pasur një mësimdhënës cilësor duhet të jenë aktive të gjitha aktivet profesionale sipas lëndëve. Në përmbyllje të këtij takimi, u propozua që të themelohet Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Nxënësve si dhe shoqatat sipas lëndëve mësimore.

<< prapa