PREZANTOHEN HULUMTIMET PËR DRAFT-PLANIN E ZHVILLIMIT STRATEGJIK TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË KOMUNËS SË SHTIMES - 06 shtator 2014

06 Shtator 2014

Shtime, 6 shtator 2014 – Sot, u bë prezantimi i hulumtimeve që kanë bërë për hartimin e Draft-Planit për Zhvillimin Strategjik të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Shtimes.

 

 

Prezantimi i hulumtimeve të tyre janë bërë nga pesë grupe, të cilat kanë qenë në përbërje: Ilir Haxhiu, Rexhep Hasani, Shpend Qarri, Zejnepe Hysenaj, Ardiana Reshani, Fitore Xhelili, Jasmina Hysaj, Agim Avdiu, Valon Fejzullahu, Bujar Arifi, Hysen Syla, Zade Mustafa, Faruk Brahimi, Burim Bibaj, Enver Avdiu, Shpresa Aliti, Afërdita Nebiji DHE Jehona Hysenaj. Koordinator të këtij projekti, të financuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) janë: Besnik Shala dhe Roberta Bajrami.

 

 

Këta pjesëmarrës prej muajit mars të këtij viti, janë duke ndjekur trajnimin në ambientet e Qendrës për Ngritje Profesionale (QNP), në Shtime për profilin e drejtorit të shekullit XXI. Realizimin e këtij projekti është duke e bërë Qendra për Avancimin e Përformancës së Arsimit (QAPA) e udhëhequr nga z. Halim Hyseni.

<< prapa